Lajme Lajmi i Fundit Sociale

Lezhë-Kurbin-Mirditë, prangosen 3 persona

pranga

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë në një operacion policor zhvilluar në Lezhë – Kurbin – Mirditë.

“Kontrolle në tërë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë. Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje. Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë,kanë ushtruar ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proçeduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje”.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

– S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.

– Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

– Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proçeduan penalisht edhe shtetasit :

– Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

– E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.

Veprat penale në ngarkim të tyre ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ” Mbajtje pa leje e armëve sportive” .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin.

Related posts

E ardhmja e de Ligt në dilemë, Juventus e PSG, superoferta në drejtim të tij

igligota

Putin dhe Macron diskutojnë për Iranin dhe Ukrainën

Mila

Skema mashtrimi/ Arrestohet shtetasi arab dhe 2 shqiptarë

Mila
Na Kontaktoni!