HomeShowbiz

Liam Hemsworth: Jam shumë me fat që jam martuar me Miley Cyrus

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus dolën për herë parë publikisht si cift i porsamartuar në Gala G’Day USA – java australiane që ka për qëllim të vendosë një perceptim të saktë të Australisë në Shtetet e Bashkuara përmes organizimeve si një shoqëri moderne dhe e sofistikuar.

Në një intervistë të shkurtër për “Extra”, Liam foli pak edhe për martesën me Miley Cyrus. Mendohej se e kishin planifikuar martesën në mars të vitit, megjithëse ai thekson se nuk shpenzuan shumë muaj duke menduar për dasmën e tyre të vogël.

Jeta si i martuar nuk paraqet ndonjë ndryshim të madh, shtoi Hemsworth, duke e cilësuar marrëdhënien e tyre si “të njëjtë, por ndyshe”.

“Ne kemi qenë së bashku gjatë këtyre 10 viteve. Ndihem shumë me fat që jam me të.”

Sikur të mos mjaftonte, teksa u ngjit në skenë për të marrë një çmim – pasi Liam është nga Australia – tha disa fjalë të ndjera për Miley-n.

“Falenderoj gruan time të bukur. Je një engjëll. Je e mrekullueshme.”

Ish-ylli i Disney Channel dhe Hemsworth kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni shumë private në muajin dhjetor të vitit 2018.

“Nuk ishte shumë e vështirë ta mbajmë ceremoninë shumë private – ne kemi një grup të vogël të miqve. Ishte kryesisht familja jonë – një gjë e nxituar e momentit. Jam shumë i lumtur që jam këtu ku jam “, ka thënë tutje ai.

 

 


TË NGJASHME