HomeShowbiz

Liam Hemsworth në një romancë të re me Gabriella Brooks

Liam Hemsworth ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë me modelen Gabriella Brooks.
Aktori 30-vjeçar ishte parë duke shkëmbyer puthje me modelen australiane, 23-vjeçe, në Byron Bay këtë muaj, në bazë të fotografive që ka publikuar New Idea. Pasi kaluan Vitin e Ri së bashku, Liam dhe Gabriella nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri. Liam e kishte prezantuar më parë Gabrielën me prindërit e tij, Craig dhe Leonie, në Bayon Bay për një drekë familjare, në muajin dhjetor. Një burim tha së fundmi per US Weekly se Gabriella është njohur me të gjithë familjen Hemsworth.

“Liam ndihet rehat me Gabriellan. Familja e tij e aprovon atë dhe e pëlqen vërtet, gjë që është shumë e rëndësishme për të”, pohoi një i aferm.Por, është akoma e paqartë se si u takuan Liam dhe Gabriella ose kur ata e filluan kete lidhje.

Në tetor, Liam u fotografua duke u puthur me Maddison Brow në New York – por duket se romanca e dyshes ishte jetëshkurtër. Ylli i “Hunger Games” njoftoi ndarjen e tij nga Miley Cyrus në gusht te 2019-tes, vetëm tetë muaj pas dasmës së tyre të fshehtë në rezidencën e saj prej 8.2 milionë dollarësh.

Në anën tjetër, në prill, Gabriella i dha fund lidhjes së saj katër vjeçare me këngëtarin e “The 1975”, Matt Healy.


TË NGJASHME