HomeUdhëtime

Librat që ju zhvillojnë inteligjencën dhe memorien

Padyshim se do të arrinim shumë nëse do të mund ta gjenim një mënyrë për ta rritur performancën e trurit.

Fatmirësisht, sot ju ofrojmë një shans se si ta bëni pikërisht këtë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa libra të cilët ju ndihmojnë të keni një mendje të mprehtë.

Gjithçka çfarë ju duhet është ta “armatosni” veten me durim e optimizëm, si dhe të filloni ta praktikoni atë çfarë mësoni nga librat.

“Moonwalking with Einstein: The Art and Science of Remembering Everything” – Joshua Foer

Libri tregon historinë për periudhën 12-mujore të autorit, i cili e ka shpenzuar atë kohë për t’u munduar ta kuptojë memorien e vet – funksionet e brendshme, mekanizmat natyralë mbrojtës dhe potencialet e fshehta. Gjithashtu përshkruhen edhe metodat e zhvilluara nga Foer për ushtrimin e kujtesës.

“Train Your Brain for Success: Read Smarter, Remember More, and Break Your Own Records” – Roger Seip

Një përzgjedhje e recetave të provuara e të vërteta, që mund t’ju duken të çuditshme por funksionon vërtet. Provoni këto dhe do të harroni se keni pasur probleme me kujtesë!

“Stay Smart: 100 Exercises to Keep Your Brain Sharp” – Charles Philips

Ky libër është një thesar i vërtetë i gjëegjëzave të cilat ju ndihmojnë ta zhvilloni intelektin.

“Train Your Brain: 60 Days to a Better Brain” – Ryuta Kawashima

Një neurofiziolog japonez, Ryuta Kawashima, ka zhvilluar këtë kurs 60-ditor për ta forcuar trurin. Libri përmban ushtrime të thjeshta logjike dhe bën një punë fantastike për ta stimuluar performancën e qelizave të vogla të hirta. 


TË NGJASHME