HomeSociale

Librazhd/ Pritet me protesta, Rama ironizon…

Kryeministri Edi Rama, pas takimit elektoral në Përrenjas, u zhvendos në Librazhd.

Por në hyrje të qytetit, kreu i qeverisë është pritur me protesta nga një grup militantësh të PD, të cilët kanë tentuar që t’i bllokojnë rrugën eskortës duke gjuajtur me sende të forta.

Ka ndërhyrë policia dhe më pas është bërë e mundur kalimi i makinave, ndërsa më pas është mbajtur në qendër të qytetit takimi elektoral me banorët e Librazhdit.

Kreu i qeverisë ka prezantuar sot kandidatin për kryetar Bashkie për qytetin e Librazhdit, kreun aktual, Kastiot Gurrën.

Gjatë fjalës së tij para elektoratit, Rama u shpreh edhe njëherë se nuk ka asnjë lëkundje për datën 30 qershor, për mbajtjen e zgjedhjeve në vend.

Kryeministri Edi Rama, u ka kujtuar edhe një herë të gjithë qytetarëve, se çdo tentativë për të bllokuar apo penguar procesin zgjedhor, dënohet me ligj.

“Dëgjoj të thonë vazhdimisht ’97, po cila ‘97? Me kë do vij ’97? Me këta 100 mjeranë që kishin zënë rrugën atje, që gjuanin me gurë e kapsolla, me ata do ta sjellë ‘97? Ata sot kane shkelur nje nga nenet e kodit penal duke penguar forcerish fushaten elektorale te nje subjekti politik”, u shpreh Rama duke komentuar kështu tentativën e disa militantëve të PD për ti bllokuar rrugën për mitingun në këtë qytet.


TË NGJASHME