HomeSociale

Librazhd/ Sulmuan eskortën e Ramës, lihen në burg 4 nga 7 të arrestuarit

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan pasi më datë 13 qershor, pasi sulmuan me sende të forta eskortën e Kryeministrit Edi Rama, duke tentuar të pengojnë mitingun në këtë qytet.

Prokuroria ka kërkuar burg për 5 prej tyre por gjykata ka vlerësuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ vetëm për kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd,  Bujar Vreto, kreun e PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqin si dhe për dy prej mbështetësve të PD-së, Bujar Kojku, nga Librazhdi dhe  Dashamir Boja, Cërriku.

Për ish-deputetin e PD-së Aurel Bylykbashi, është dhënë masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje si dhe e njëjta masë është vendosur edhe për sekretarin e PD-së në Librazhd, Erlind Gurra dhe për sekretarin e PD-së në Prrenjas, Leonard Ozuni.

Njoftimi: 

Jepet masa  ndaj  7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”. Gjykatesi Taulant Tafa ka vendosur:
– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);arrest me burg

– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD);liruar

– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);liruar

– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas);arrest me burg

– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)liruar

– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi.burg

– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;burg


TË NGJASHME