HomeSociale

Lideri i opozitës fluturon si çdo fundjavë

Kreu i PD-së Lulzim Basha është fotografuar mesditën e së enjtes në aeroportin e Rinasit duke u larguar nga Shqiperia nën shoqërine e bashkëshortes Aurela Basha (Isufi).

Intinerari i zakonshëm i çiftit me pasaporta holandeze është: Tiranë-Vienë-Hollandë, ashtu si një javë më parë.

Portali CNA, i cili ka botuar foton e mëposhtme ironizon:

“Zakonisht Basha e viziton Hollandën për vaditjen e tulipanëve dhe ajrosjen e shtëpisë së tij. Këtë herë do festojnë së bashku 8 marsin. Ditën e sotme pas takimeve me të deleguarin e BE-së, Luli shkoi në Hollandë që të ç’lodhet dhe të flejë i qetë pas lodhjes së madhe. Basha në Rinas është takuar me ish-ministren e qeverisë Rama-Basha, Herlga Vukaj dhe bashkëshortin e saj, ish-drejtor ne disa dogana të vendit Bujar Vukaj. Si gjithmonë ne e ndjekim pas Lulin ne udhëtimet e tij Hollandeze, shume shpejt do i shkojmë edhe ne shtëpi për vizitë”.


TË NGJASHME