HomeLajme

Lidhën familjarët e më pas i grabitën, policia jep detajet

Gjatë natës së kaluar, 3 persona lidhën dhe terrorizuan familjarët e shtetasit B.Z, në fshatin Qinam.

Policia thekson se 3 persona ende të paidentifikuar kanë marrë nga banesa e shtetasit B. Z. një humë prej 40 mijë lekësh.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 23:50, në fshatin Qinam, 3 persona ende të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e armës, duke lidhur familjarët, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Z, ku kanë marrë një shumë prej 40mijë lekësh.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


TË NGJASHME