HomeShowbiz

Lidhja me Flor Mumajesin, Fifi sapo na bëri lëmsh sërish

Që prej publikimit të videos ku shfaqeshin duke kënduar shumë pranë njëri-tjetrit, si dy të dashuruar, thashethemet për Fifi dhe Flor Mumajesi, nuk kanë ndaluar në asnjë moment. Aludimet se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi, kanë bërë që dyshja të jetë në qendër të vëmendjes dhe nga më të përfolurit në Showbiz.

Por edhe vetë dyshja edhe pse, kanë mohuar shpesh këto thashethemet, provokimet nuk kanë pasur të ndalur. Lajmet për një këngë të re mes tyre, i shtuan më shumë këto zëra. Së fundmi, Fifi është bërë pjesë e opsionit “pyetje-përgjigje” në Instagram dhe normalisht një pjesë e madhe e pyetjeve janë rreth Flor Mumajesit.

E pyetur për lajmet që dolën pak kohë më parë për dyshen, Fifi tha se nuk është mërzitur fare për to, madje grupin Threedots të Mumajesit të cilin e quan familje.

Ndërsa, për këngën e re që pritet të publikohet, Fifi shprehet se është frymëzuar nga dashuria dhe me këto deklarata na bëri lëmsh sërish. Për kë dashuri e ke fjalën moj Fifi?!


TË NGJASHME