HomeShowbiz

Lidhja mes Khloe dhe Tristan ka marrë fund

Me sa duket, lidhja mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka marrë fund. Pas tradhtisë së Tristan gjërat nuk ishin më njësoj mes çiftit, edhe pse Khloe ia fali dhe u munduan të rindërtonin marrëdhënien e tyre, gjërat nuk funksionuan.

Tristan përfshihet vazhdimisht në skandale me vajza të ndryshme dhe Khloe-s i ka ardhur në majë të hundës.

Sipas “In Touch Weekly”, ata kanë vendosur t`i japin fund lidhjes dhe po “luftojnë” për kujdestarinë e vajzës së tyre, True. “Tristan e adhuron të bijën dhe dëshiron të jetë pranë saj. Ia ka bërë të qartë Khloe-s se do të luftojë për kujdestarinë e të bijës, nëse do të jetë nevoja”, -është shprehur një burim i afërt me çiftin. Nga ana tjetër, Khloe mendon se ajo ka të drejtën e kujdestarisë dhe dëshiron që True të qëndrojë me të në Los Angeles dhe nuk do të diskutojë fare këtë pjesë.


TË NGJASHME