HomeSport

Liga e Kampionëve/ Interi kalon në avantazh. Mertens gjen rrugën e rrjetës për Napolin

Janë duke u luajtur, gjashtë ndeshje interesante të Ligës së Kampionëve, aty ku bie në sy sfida mes Interit dhe Dortmundit.

Zikaltrit janë të detyruar të fitojnë ndaj gjermanëve, pasi një humbje ose një barazim do ta dëmtonte rëndë ekipin e Kontes, i cili e nis ndeshjen me Lukaku-Lautaro në sulm.

Barcelona këtë mbrëmje luan ndaj Slavia Pragës, në transfertë aty ku një fitore do t’i jepte katalanasve pozita komode në grup. Olainka do të nisë kë sfidë si titullar ndaj spanjollëve.

Liverpuli luan në Belgjikë ndaj Genkut dhe një fitore do ta bënte skuadrën e Klopit me 6 pikë. Në të njëtin grup Napoli  luan ndaj Salcburgut në transfertë, në një ndeshje shumë të vështirë për ekipin e Ançelotit.

Ndeshjet live: 

LIVE| BENFIKA- LION 1-0
(Silva 4?)

LIVE| GENK-LIVERPUL 0-1
(Çamberlejn 2?)

LIVE| INTER-DORTMUND 1-0
(Lautaro 22?)

LIVE| LILË- VALENCIA 0-0

LIVE| SALCBURG- NAPOLI 0-1
(Mertens 17?)


TË NGJASHME