HomeLajme

Ligjet më të çuditshme që keni dëgjuar ndonjëherë

Në internet mund të gjejmë lista të mbushura me ligje të çuditshme nga e gjithë bota. Ligjet janë miratuar nga parlamenti mirëpo jo në të gjitha rastet zbatohen.
Dhe ku është argëtimi nëse nuk mund të arrestoheni për fryrje në Milano ose thjesht se emërtuar derrin tuaj “Napoleon” në Francë? Ne ju sjellim një listë të dhjetë ligjeve qesharake nga e gjithë bota që janë akoma në fuqi sot.

-Të korrësh barin të dielën në Gjermani

Gjermania ka mbi 82 milion njerëz, që është rreth një e katërta e popullsisë së Shteteve të Bashkuara. Një nga pasojat e të qenit shumë njerëz në një hapësirë ??të vogël është zhurma.
Për ta ndaluar këtë gjë, Gjermania vendosi në fuqi Ruhezeit. Ruhezeit (do të thotë Koha e pushimit) përcakton periudha të caktuara të ditës kur njerëzit pritet të mos bëjnë zhurmë. Zhurma është e ndaluar rreptësisht gjatë Ruhezeit. Askush nuk lejohet të korre barin e tyre, të luajë muzikë me zë të lartë, apo edhe të përdorë makinën larëse nëse jeton në një apartament.

-Të lidhësh internetin me wirlessin e dikujt tjetër pa lejen e tyre

Në Singapor të lidhësh wirlessin me internetin e dikujt tjetër pa marrë miratimin e tyre është krim. Mund të kalosh 3 vite në burg ose të marrësh një gjobë të majme parash.

-Të ndash paswordin e Netflix

Në Tennessee është një ligj që i ndalon rezidentët të ndajnë paswordin e tyre të Netflix me njerëzit e tjerë. Ligji nuk është vetëm për Netflix por për të gjitha websajtet që ofrojnë filma dhe seriale.

-Të bëhesh tapë

Nëse është një vend ku mud të bëhesh tapë është lokali. Mirëpo është shumë ironike fakti se në Alaskë është një ligj që i ndalon njerëzit që të pijnë dhe të bëhen tapë.

-Të përtypësh çëmçakiz

Përtypja e çëmçakizit në Singapor është ndaluar që në vitin 1992. Ligji u miratua pasi u vu re se njerëzit e linin atë në vende të papërshtatshme.

-Të martohesh me dike pa miratimin e prindërve

Në 1803, Në Francë u vendos ligji që prindërt dhe gjyshërit duhet të jepnin aprovimin e tyre që fëmijët apo nipërit të martoheshin.


TË NGJASHME