HomeLajme

Ligji i ri i punësimit, ja 13 kategoritë që do të kenë përparësi

Qeveria ka depozituar një projektligj të ri në Kuvendin e Shqipërisë, i cili përcakton rregullat e reja të punësimit dhe të kualifikimit profesional, ngritjen e institucioneve përkatëse, funksionimin e tyre dhe disa mekanizma, me qëllim rritjen e punësimit të shqiptarëve.

Projektligjit parashikon ngritjen e institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë, i cili do të ketë statusin e juridik të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Krahas institucionit përgjegjës për punësimin, do të ngrihen edhe dy këshilla të reja, Këshilli Konsultativ Tripalësh dhe Këshilli Vendor Tripalësh.

Grupet e veçanta që do kenë përparësi

  1. Të rinjtë me moshë nën 29 vjeç
  2. Personat me moshë mbi 55 vjeç
  3. Personat me aftësi të kufizuara
  4. Jetimët
  5. Kryefamiljarët e vetëm, me fëmijë në ngarkim
  6. Personat nga komuniteti rom dhe egjiptian
  7. Personat që kanë apo janë duke vuajtur dënimin me burgim;
  8. Personat nga familje që përfitojnë nga programet e mbështetjes me të ardhura
  9. Punëkërkuesit e papunë afatgjatë (të regjistruar si punëkërkues të papunë prej më shumë se një viti)
  10. Punëkërkuesit e papunë, të kthyer prej jo më shumë se dy vjetësh nga emigracioni;
  11. Të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin
  12. Viktimat e trafikut e të dhunës me bazë gjinore dhe në familje.

TË NGJASHME