HomeLajme

Ligji kundër abortit, ja çfarë po kërkojnë dëshpërimisht amerikanët në Google

Në maj 2022 në mediat amerikane qarkulloi një draft nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara (SCOTUS) që zbulonte planin për rrëzimimin e “Roe v. Wade”, një ligj i miratuar në vitin 1973 për të drejtën e abortit. Drafti në fjalë erdhi në jetë me 24 qershor 2022, ku SCOTUS votoi për përmbysjen e këtij ligji, duke i dhënë fund të drejtave federale të abortit. Reagimet ishin të shumta, por ajo që ka ndodhur në internet 72 orët e para pas vendimit është një “çmenduri”.

Një studim i ri i publikuar nga “JAMA Internal Medicine” ka treguar se në Google të gjithë po kërkonin për pilula që ndihmojnë dhe shërbejnë për të abortuar.

Përdoruesit e internetit kishin kërkuar në Goggle edhe me emra specifikë medikamentesh ose me fjalinë “pilula për abortin”. Nuk mungoi as pyetja: Si të porositni pilula për abortin?

E krahasuar me të dhënat  nga data 1 janar 2004 deri më 6 maj 2022, kërkimi për pilula rreth abortit këto ditë të fundit I kalon me 162% të gjitha vitet./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME