HomePolitikë

Ligji për Akademinë e Shkencave/ Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Presidentit Meta

Komisioni i Medias ka rrëzuar sot me shumicë votash dekretin e Presidentit Ilir Meta, mbi rishikimin e ligjit mbi Akademinë e Shkencave.

Dekreti i Presidentit Meta u rrëzua me 12 vota kundër dhe një pro, ku ka qenë vetëm kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri, e cila votoi pro.

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave më 9 gusht.

Presidenti Meta argumentoi se projekti bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, cenon kompetencat e Presidentit të Republikës dhe nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.

Nderkohe, mbledhja e komisionit të arsimit nisi me debat, mes kryetares së Komisionit dhe nënkryetarit të Akademis së Shkencave.

Debati ka nisur për shkak të mungesës së Gjinushit dhe ardhja ne vend të tij Vasil Toles.

Mungon Gjiinushi dhe ne vend te tij është Vasil Tole.

Fatjona Dhimitri: Në çdo mbledhjen tonën, keni qenë vetëm ju, nuk ka ndonjë ekspert tjetër në akademinë e shkencave?

Tole: Ne kemi marre një njoftim zyrtar nga ju dhe akademia vendosi që perfaqësues të isha unë si nënkryetar.

Dhimitri: Normal, si të kërkoni që të dekompozoni akademinë, vetëm ju do caktoheni.

Tole: Nuk e di nëse është gjetur fjala e duhur sepse fjala dekompozim përdoret për produktet bujqësore.


TË NGJASHME