HomeLajme

Ligji për mbrojtjen civile, Rama: Sanksione për çdo subjekt privat

Ditën e sotme është prezantuar projekti për ‘Mbrojtjen civile’. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij deklaroi se kjo bazë e re ligjore ka për qëllim reduktimin e riskut nga fatkeqësitë. Ai shtoi se do të ketë sanksione për çdo institucion , pasi nuk duhet të presim t’i hapim gropën vetes kur vjen furtuna.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, krijohet mbi një model të mirëstrukturuar do të jetë në varësi të ministrit të Mbrojtjes dhe nga ana tjetër do të përgjigjet për zvogëlimin e riskut. Ajo do të ketë një autoritet më të madh se EC, teknike dhe financiare krahasuar me ato aktuale.

Do të ketë sanksione të qartë për cdo institucion apo subjekt privat, nuk mund dot që në përditshmëri ti hapim gropën vetes e pastaj kur vjen furtuna t’i kërkojmë shtetit të në nxjerrë nga gropa, nuk mund dot ti bien shkurt duke këputur kanalin e shkarkimit të ujërave për të bërë një hyrje me palma në lokal dasmash e pastaj ankohemi pse shteti na prishi dasmën kur erdhi furtuna. Njësitë e qeverisjes vendore nuk mund të mos jenë të papërgjegjshme njësoj si një pronar i një lokali dasmash”, tha ai.


TË NGJASHME