HomePolitikë

Limaj: Taksa ndaj Serbisë u vendos për shkak…

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7 deklaroi se taksa ndaj Serbisë u vu pasi u prek siguria kombëtare.

“Përveç arsyeve ekonomike dhe politike, ekziston edhe një arsye tjetër pse është vënë taksa apo tarifa ndaj Serbisë”, ka thënë Limaj në Pressing.

Ai tha se kjo arsye është në përputhje me marrëveshjen e CEFT-as. “Ekziston një marrëveshje e CEFT-as kur një shtet mendon që është prekur siguria kombëtare. Në emër të kësaj sigurie u vu taksa. Taksa hiqet kur të pushojnë arsyet. Taksa hiqet kur të na njeh Serbia”, është shprehur Limaj.


TË NGJASHME