HomeShowbiz

Linda Halimi i rikthehet punës por këtë herë ndryshe…

Këngëtarja shqiptare Linda Halimi u bë nënë për herë të parë, vetëm një muaj më parë dhe mesaduket ajo nuk ka pritur më gjatë për t’iu kthyer punës dhe pasionit që ajo ka për muzikën.

Linda, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, u bë nënë për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzoi me ermin Kaimana.

Ditët e fundit kënmgëtarja është parë duke shkuar në studio për të punuar mbi këngën e re, ndërsa ka marrë edhe vajzën me vete.

Kjo u konfirmua pasi vetë Linda ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku shihet në studio bashkë me vajzën.

“U ktheva në punë… dhe Kaimana duhet të dëgjojë këngën e para”, ka shkruar Linda.

Me sa duket, Linda po e përgatit që tani vajzën e saj të vogël, për ta adhuruar muzikën si mami.


TË NGJASHME