HomeShowbiz

Linda Rama nuk jep intervista, por kësaj radhe ka zgjedhur gazetarë të veçantë

Emisionet po mbyllen një e nga një. Sezoni televiziv është drejt fundit dhe prezanutesit e autorët janë në kërkim të personazheve të fortë për puntatat e fundit. Ermali gjeti Luanën, kurse Alketa Vejsiu do ta mbyllë me Linda Ramën, zonjën e kryeministrit, që ka radhën të dëgjojë pyetjet ngacmuese të fëmijëve (dhe jo vetëm).

Kjo është ndër të rrallat herë kur Linda Rama pranon të merret në pyetje për më tepër në një emision televiziv. Por me siguri edhe ajo është tunduar nga fëmijët, që këtë sezon ishin personazhet më të lezetshëm. Për çfarë do ta pyesin ata dhe si do përgjigjet zonja që nuk del kurrë nëpër intervista? Mbetet për t’u parë nesër… Ndërkohë në profilin e Alketës pyetjet nga të rriturit për Lindën kanë filluar/tiranapost.al

 


TË NGJASHME