HomePolitikë

Lindita Nikolla shijon pozitën e re në Kuvend/ Blen dy makina luksoze 100 milionë lekë

Politikania shqiptare Lindita Nikolla me sa duket po shijon “frytet” e të qenit krye parlamentare në qeverinë “Rama 3”. Blerja e parë që ka bërë Nikolla për administratën e Kuvendit janë dy makina lukzoze me vlerë 100 milionë lekë të dyja bashkë. Sipas, Joq Albania, për blerjen e makinave, Nikolla ka kontraktuar kompaninë ‘Albania Motor Company’, e cila ka si objekt tregtimin e automjeteve. Por gjërat nuk janë kaq të thjeshta pasi pas kësaj kompanie qëndron Artan Dulaku.

Në rastin e Lindita Nikollës bie në sy fakti se një nga makinat që ajo ka blerë kushton rreth 50 mijë USD, e cila as që krahasohet me makinat e krerëve të bashkive e drejtorive që kapin vlerën 30 milionë lekë. Por duket se dëshira e Nikollës për të blerë këto makina super të shtrenjta është frymëzuar nga Edi Rama i cili lëviz me një makinë 500 mijë dollarëshe.

Por në një kohë që Rama dhe Ahmetaj kanë shpallur krizën energjetike, rritjen e çmimit të gazit, naftës dhe së shpejti edhe të produkteve ushqimore është e çuditshme se si pushtetarët vazhdojnë të përfitojnë nga tenderat miliona dollarësh për gjëra të panevojshme.


TË NGJASHME