HomeSociale

Linja hekurudhore Fier-Ballsh e amortizuar, vidhen edhe shinat

Prej vitesh linja hekurudhore Fier- Ballsh nuk është në funksion, e pikërisht për këtë arsye ajo është amortizuar totalisht.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, pothuajse në të gjithë gjatësinë e tresesë janë vjedhur elementët lidhëse, madje në pjesë të saj edhe shinat.

Banorë të zonës kanë treguar se vetë kanë tentuar ti ndalojnë grabitësit por nuk kanë mundur, ndërsa kanë shtuar se do ta mbrojnë këtë linjë pasi shpresojnë që ajo të kthehet sërish në funksion.

“Para një viti vidheshin shumë, edhe me makina vidheshin vonë natën. Kur donim t’i kapnim largoheshin.”- u shpreh një nga banorët.

Këto hekura shiten në tregun e lirë me vetëm 50 lekë për 1 kg. Fenomeni është përhapur kudo dhe askush nuk ka vënë dorë./ballkanweb


TË NGJASHME