HomeSport

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Shkenca tregon më të mirin

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Kjo është pyetja që për më shumë se një dekadë mundon gjithë fansat e futbollit dhe ekziston mundësia që mos të jepet kurrë një përgjigje e saktë. Lojtarë të ndryshëm, të dy “vrastarë” para portës, me klas të padiskutueshëm dhe në historinë e futbollit. Tifozët dhe specialistët janë të ndarë, por është shkenca që kërkon të zgjidhë njëherë e mirë këtë çështje.

Janë kërkuesit e Leuven University në Belgjikë dhe shoqëria holandeze “SciSport” e specializuar në statistika, kanë përcaktuar se më i miri është Lionel Messi. Pas përpunimit të të dhënave të dy futbollistëve në të gjitha ndeshjet e tyre nga viti 2013 deri në vitin 2018. Shkencëtarët kanë vlerësuar parametrin e quajtur VAEP, që përfshin pasimet, goditjet, driblimin, përplasjet dhe gjithçka tjetër që çdo lojtar bën në fushën e lojës për të vendosur në rezultatin e ndeshjes.

Sipas llogarive, sulmuesi argjentinas i Barcelonës ka një mesatare 1.21, kundrejt 0.61 për ndeshje të rivalit të tij të përhershëm. Sipas Universitetit të Leuven, vlerësimet e dy futbollistëve ishin të njëjta në sezonet e para, ndërsa duke nisur nga ai 2015/2016 Messi nisi shkëputjen. E thënë shkurt, sipas shkencës “Pleshti” i Barcelonës është më vendimtar se Cristiano Ronaldo në fushën e lojës.


TË NGJASHME