HomeSport

Lionel Messi, shansi i fundit për një trofe me Argjentinën

Lionel Messi, cilësohet si një prej lojtarëve më të më të mirë të historisë së futbollit, madje shumë e cilësojnë si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Me Barcelonën, argjentinasi ka dhuruar gjithmonë spektakël edhe ka thyer çdo rekord të mundshëm në Europë. Megjithatë, kur vjen fjala për kombëtaren, Messi kthehet në një lojtar të zakonshëm. E vetmja gjë që i mungon “Pleshtit”, për tu shpallur lojtari më i mirë në historinë e futbollit, është një trofe i rëndësishëm me kombëtaren, që mungon në karrierën e tij. Kupa e Botës, është diçka thuajse e pamundur, duke parë edhe moshën e sulmuesit argjentinas, por Kupa e Amerikës është një kompeticion më shumë se i arritshëm.

Edhe vetë Messi e beson diçka të tillë, madje ka pranuar edhe ftesën për të luajtur në këtë turne, që do të zhvillohet nga data 14 qershor deri në 2 korrik, në Brazil. Kjo gjë, është konfirmuar edhe nga trajneri Lionel Scaloni, i cili publikoi sot listën me 23 futbollistë që do të marrin pjesë në këtë kompeticion. Në listën e publikuar, bie në sy mungesa e Mauro Icardit, ndërkohë që veç Messit, Scalioni ka thirrur edhe Sergio Aguero, Paulo Dybala dhe Lautaro Martinez.

Sulmuesi i Interit ishte përfshirë në listën paraprake, por shpresat e tij u shuan me publikimin e 23 futbollistëve që Scaloni ka vendosur të marrë me vete në Brazil. Në këtë mënyrë, pas problemeve me Interin, mos grumbullimi me Argjentinën ka zyrtarizuar sezonin e errët të Mauro Icardi.


TË NGJASHME