HomePolitikë

Lirohen të arrestuarit e protestës së 11 majit, PD: Pas 1 muaj burg…

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat është shprehur se pas një muaji burg pa asnjë provë dhe fakt, Gjykata ka liruar 13 të arrestuarit në protestën e 11 majit.

PD shprehet se “Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia, prokuroria u dorëzua. Ajo përpara gjykatës sot se ato ishin mbajtur në burg pa asnjë provë!”.

“Gjykata liron të arrestuarit e protestës së 11 Majit. Nuk ka prova.
Pas 1 muaj burg, sot Gjykata la të lirë edhe 13 qytetarët që u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt!
Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia, prokuroria u dorëzua. Ajo përpara gjykatës sot se ato ishin mbajtur në burg pa asnjë provë!PD kishte deklaruar më herët se ata janë të burgosur politikë, që mbahen në burg pa asnjë provë”, shprehet PD.


TË NGJASHME