HomeSport

Lirohet tenisti Novak Djokovic, serbi mund të luajë në “Australian Open”

Çështja sportive më e diskutuar këto ditë, ndalimi i tenistit Novak Djokovic, ka marrë fund. Tenisti serb ishte ndaluar në Australi që nga 6 janari për shkak se nuk ishte i vaksinuar dhe flitej se ai nuk do të merrte pjesë në kompeticionin “Australian Open”.

Sakaq, mediat e huaja raportojnë se gjykáta ka urdhëruar që Djokovic t’i kthehet pasaporta bashkë me sendet e tjera personale dhe se vendimi për anulimin e vizës do të shfuqizohej.

Mësohet se gjykátësi ka deklaruar se nëse qeveria, nëpërmjet një ministri tjetër, ushtron një kompetencë personale për të anuluar vizën, atëherë Djokovic nuk do të lejohet të kthehet në Australi për tre vjet.

novak djokovic

Kujtojmë që Novak Djokovic mbahej në një qendër parabùrgimi për migracionin, pasi rregullorja australiane parashikon që çdo i huaj që hyn në këtë shtet duhet të ketë marrë së paku dy doza kundër Covid-19. Ndërkohë që tenisti është shprehur vazhdimisht kundër vaksinimit për virusin, e megjithatë nuk e ka zbuluar ndodnjëherë nëse vetë është i vaksinuar apo jo.

Tashmë pritet që Djokovic të marrë pjesë në “Australian Open”, ku më herët i është ndaluar hyrja për shkak të mosvaksinimit./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME