HomeSport

Lista e “zezë” e Juventusit, dalin emrat që priten të largohen

Dagllas Kosta

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratiçi, ka bërë publike listën e lojtarëve të mundshëm që mund të largohen nga Torino dhe mund të financojnë merkaton e kësaj vere.

Ajo nis me dy brazilianë, Aleks Sandron dhe Duglas Kostën, me dy futbollistët që kanë shumë gjasa të përfundojnë në Mançester, ndonëse në dy sponda të ndryshme: mbrojtësi te Junajtid, ndërsa sulmuesi te Siti.

Mandzukic


Në radhët e “Qytetarëve” mund të përfundojë një tjetër juventin, mbrojtësi i djathtë Zhoao Kanselo, të cilin “Zonja e Vjetër” nuk do ta lërë të lirë për më pak se 60 milionë euro. Por në listën e zezë është edhe Mario Manxukiç, që nëse nuk pranon Dortmundin, mund të përfundojë në Kinë për 30-40 milionë euro.


TË NGJASHME