HomePsikologji

Lista me këngët që duhet të dëgjoni nëse vuani nga ankthi

Ankthi dhe frika janë pjesë e jetës. Mund të ndiheni i shqetësuar para se të jepni një test, kur ecni në një rrugë të errët, ose kur prisni për përgjigjen e analizës apo të provimit. Ky lloj ankthi është i dobishëm dhe mund t’ju bëjë më vigjilent, më produktiv dhe më të kujdesshëm.

Për shumë njerëz, ankthi mbetet dhe përkeqësohet jashtë edhe pas kësaj situate dhe nganjëherë bëhet aq i rëndë sa ndërhyn në funksionimin e përditshëm të jetës së tyre.

Një kompani neuromarketingu e quajtur “Mindlab International” ka kryer një studim ku lidh gjendjen emocionale të stresit me muzikën.

Kënga më rezultative ishte “Weightless”, veçanërisht tek femrat. Por kujdes ajo nuk sugjerohet të dëgjohen përgjatë dhënies së makinës!

Këngët më të mira janë si më poshtë:

Weightless” – Marconi Union

“Electra” – Airstream

“Mellomaniac (Chill Out Mix)” – DJ Shah

“Watermark” – Enya

“Strawberry Swing” – Coldplay

“Please Don’t Go” – Barcelona

“Pure Shores” – All Saints

“Someone Like You” – Adele

“Canzonetta Sull’aria” – Mozart

“We Can Fly” – Rue du Soleil


TË NGJASHME