HomePolitikë

Listat e hapura dhe koalicionet, Bylykbashi: Nuk ndryshojmë qëndrim

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, palët kanë mbajtur përsëri qëndrime të ndryshme për atë çka është diskutuar në mbledhje.

Përfaqësuesit e opozitë kanë akuzuar mazhorancën se qëllimi i vetëm i saj është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylybashi theksoi se dhe njëherë qëndrimin e partisë që përfaqëson duke thënë se kusht për vijimin e diskutimit janë listat e hapura 100%, duke ruajtur këtë model të koalicioneve parazgjedhore.

Bylybashi  tha se PS ka si qëllim të miratojë ndryshime kushtetuese që prishin marrëveshjen e 5 qershorit.

“Në mbledhjen e sotme në Këshillin Politik u kërkuar nga maxhoranca që të shprehet në parim nëse është dakord që të shprehet me propozimin për hapjen e listave me 100, duke ruajtur koalicionet siç janë sot. Hasëm me rezistencë nga PS. PD nuk ka ndryshuar asnjë cm pozicionin e saj të pozicionit të njëanshëm të ndryshimit të kushtetueses, janë veprime që do të prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme. Të hartohet një amendament për hapjen e listave kemi një model që është i konsultuar dhe i marrë nga Italia. Nuk ka prodhuar asnjë lloj krize, modeli që përdor Shqipëria për koalicionet. Është vetëm lojë e Edi Ramës për të ndryshuar rregullat para zgjedhjeve. Jemi të gatshëm që të vazhdojmë diskutimin me transparencë e konsensus për të bërë së bashku amendime për hapjen e listave, pa prekur asgjë tjetër.”, tha Bylykbashi.


TË NGJASHME