HomePolitikë

Listat e hapura, PD i përgjigjet Ramës përmes deklaratave të Gjiknurit

Partia Demokratike ka reaguar sërish për listat e hapura, pjesë e diskutimit për reformën zgjedhore.

Sipas PD-së, Rama është i frikësuar dhe i tmerruar nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen i pushtetit.

PD risjellë në vëmendje një deklaratë të bërë nga ministri Damian Gjiknuri që ky i fundit bëri për këtë temë në datën 19 qershor të këtij viti.

REAGIMI I PD
Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mosndryshonin.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME