HomeSport

Liverpool “blindon” Klopp, gati rinovimi me një super ofertë

Jürgen Klopp është një prej trajnerëve më të mirë në botë, kjo nuk ka asnjë dyshim, mirëpo fitorja në Champions League e ka ngritur atë në në majë të futbollit europian. Për këtë arsye, pas asaj finaleje magjike, shumë nga klubet më të mëdhenj të Europës dëshirojnë të kenë shërbimet e teknikut gjerman. Megjithatë, sipas mediave angleze, Liverpool nuk dëshiron të përballet me surpriza apo largimin e tij, kështu që ka vendosur të “blindojë” trajnerin Klopp.

“The Reds”, kanë përgatitur një kontratë të re për Klopp ku shtohen edhe dy vite të tjera. Me kontratën aktuale, Klopp do të qëndronte në krye të pankinës së Liverpool deri në 2022. Gjithmonë sipas raportimeve të mediave anglese, me kontratën e re që gjermani pritet të firmosë, do të rrisë ndjeshëm edhe anaën financiare.


TË NGJASHME