HomeSport

Liverpul madhështor, të kuqtë rikthehen në majën e Europës

Liverpuli është fituesi i madh i Champions League për këtë edicion. Të kuqtë mposhtën pastër me shifrat 0-2 Totenhemin, në një finale që nuk dhuroi shumë emocione.

Finalja nisi rrufeshëm, që në sekondën e 23-të, u akordua një penallti për Liverpulin, pas një prekje me dorë të Sisoko. Arbitri Skomina ishte i sigurt, dhe dha penallti, të cilën nuk e gaboi Salah.

Me kalimin e minutave, Totenhemi u përpoq të reagonte, por ekipi i Klop e menaxhoi mirë situatën, duke mos e vënë në asnjë moment në rrezik rezultatin.

Me fillimin e pjesës së dytë, Klop lëvizi dhe bëri dy ndërrime të shpejta, duke i dhënë më shumë freski skuadrës. Edhe Poçetino bëri ndërrimet e tij, por sërish nuk arriti dot të thyejë portierin Alison.

Ndeshja u vulos në minutën e 87-të, ku Origi shënoi pas një goditje të fortë, dhe çliroi të gjithë tifozët e Liverpulit, që rikthehen të fitojnë një finale Champions League, pas plot 14 vitesh, që nga ajo finale e fituar me penallti ndaj Milanit.L

Totenhem-Liverpul 0-2

Mbyllet ndeshja. Totenhem-Liverpul 0-2

90? 5 minuta shtesë.

GOL:  / Salah pen. 2?, Origi 87?

KOMENTI LIVE

87’ GOOOOOOOOOL LIVERPULI 0-2/ Shënon edhe të dytin Liverpuli me Divok Origin.

85’ Goditje e Eriksen nga një faull në të majtë, por portieri Alison bën një pritje fantastike.

82’ Kryen edhe ndërrimin e tretë Poçetino. Futet Jorente, del Dele Ali.

69’ Milner provon me një të majtë nga jashtë zone, por topi përfundon vetëm pak jashtë porte.

66’ Kryen edhe Totenhemi ndërrimin e parë. Lukas Moura në vendin e Uinks.

62’ Ndërrimi i dytë në radhët e Liverpulit. Futet Milner, dhe del Uajnaldum.

58’ Zëvendësimi i parë i Liverpulit. Klop nxjerr Firminjon nga fusha, futet Origi.

46? Nis pjesa e dytë, me ekipet siç e mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Totenhem-Liverpul 0-1

45‘ 2 minuta shtesë.

39’ Robertson lëshon një predhë me të majtën, por Loris pret dhe çon topin në goditje këndi.

23’ Robertson hedh një krosim të fuqishëm në zonën e Totenhemit, që shkonte rrezikshëm drejt Salah, por Rouz ndërhyn duke larguar rrezikun.

20’ Son niset në një aksion të shpejtë, por Matip e ndal në një duel tek për tek.

17’ Pranë një goli tjetër Liverpuli. Arnold lëshon një të djathtë nga jashtë zone, por topi shkon jashtë portës së Loris.

2’ GOOOOOOOL LIVERPULI 0-1/ Shënon nga 11 metra Salah.

1’ Penallti që në sekondën e parë. Prekje me dorë e Sisoko, pas një topi të ngritur nga Mane, dhe arbitri Skomina është i bindur.

1? Nis ndeshja në “Wanda Metropolitano” të Madridit.

FORMACIONET

Totenhem: Loris, Tripier, Alderuajreld, Vertonghen, Rouz, Ali, Sisoko, Uinks, Son, Eriksen, Kejn. Trajner: Mauricio Poçetino.

Liverpul: Alison, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinjo, Uajnaldum, Salah, Mane, Firminjo. Trajner: Jurgen Klop

bandicam 2019-06-01 19-50-29-844

TË NGJASHME