HomeLajme

Lleshaj: Identifikim të tifozëve në hyrje të stadiumit, rikthimi i policisë ka kosto

Ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin e organizuar për zgjidhjen e problemeve të futbollit shqiptar tha se rikthimi i policisë ka kosto financiare, ndërsa shtoi se duhet që të identifikohen përpara se të futen në stadiume.

“Ne kemi policinë më të vogël në rajon dhe kemi shumë pak policë dhe shumë probleme. Duhet të ketë faturë që duhet paguar dhe nëse ka kompetenca, ka vështirë të përballojë volumin e sportit në vend dhe na duhen 700 policë për këtë çështje, ka orë shtesë dhe kapacitet shtesë. Duhet të ndërhyjmë edhe në organizimin pasi janë shumë çështje.

Ne kemi turma në stadium dhe jo individë. Duam tifozë të identifikuar në stadiume pasi nuk do shumë punë”, deklaroi Lleshaj.


TË NGJASHME