HomePolitikë

Lleshaj: Jo më qendra votimi në mjedise private

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar ditën e sotme nuk do të përdoren më ambientet private si qendra votimi. Ai u shpreh se kjo metodë duhet të marrë fund, ndërsa theksoi që të aplikohen qendrat mobile ose të lëvizshme të votimit.

Një pjesë e madhe e qendrave të votimit në Shqipëri janë mjedise private, nganjëherë janë edhe restorante, pijetore, mejhane ku dita e zgjedhjeve shndërrohet në një lloj rituali të pakëndshëm për shumë qytetarë, të cilët tek dera e lokalit ku shkojnë për të votuar, ndeshen dhe me gjysmën e fisit të pronarit.

Kështu që, ne i kemi propozuar KQZ-së që të aplikohet një standard tjetër, që të hiqet dorë nga qendrat e votimit pranë mjediseve private dhe të aplikohen qendrat mobile ose të lëvizshme të votimit. Është gati Bashkia e Tiranës për ta aplikuar, por mendojmë që në të gjithë vendin mund të aplikohet një standard tjetër, i cili aplikohet në vendet e Bashkimit Europian, ku qendrat e votimit afrohen pikërisht në vende publike, në vendet më të arritshme nga qytetarët dhe eliminohet rituali i vizitës së tyre në restorante dhe në pijetore për të votuar
“, tha Lleshaj.


TË NGJASHME