HomePolitikë

Lleshaj nga Berlini: Sapo përfundova një takim të shkëlqyer

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar homologun e tij gjerman, Horst Seehofer. Lajmin e bën të ditur vetë ministri shqiptar, i cili ndan me ndjekësit e tij në “Twitter” një mesazh të shkurtër nga takimi, si dhe një foto me ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë.

Lleshaj shkruan se Gjermania është e angazhuar të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe ecurinë e reformave për zhvillimin e vendit.

“Në Berlin përfundova një takim të shkëlqyer me Ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë, Horst Seehofer. Angazhim i fortë i Gjermanisë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë dhe të reformave për zhvillimin e vendit”, thekson ministri Lleshaj.

foto galeri

TË NGJASHME