HomePolitikë

Lleshaj përgjigjet për policët pa numër identifikimi në protestë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për përplasjet e policisë me qytetarët në protestën e 17 Majit, ku tha se të dëmtuarit nga kjo përplasje kanë qenë policët.

Në fjalën e tij në Kuvend, për faktin që punonjësit e policisë në protestë nuk kanë qenë të identifikuar me numrat përkatës, Lleshaj tha se nëse qytetarët duan të kërkojnë përgjegjësi, nuk duhet ta bëjnë me policët, por me drejtuesit e tyre, një prej të cilëve është dhe ai vetë.

Pjesë nga fjalimi

Nëse dikush i bën pyetjen vetes se si mund të dukej një ditë Shqipëria pa policinë le të kujtojë datën 12 Mars 1997. Ata që s’e kujtojnë le të shohin kronikat televizive të kuptojnë se çfarë ndodh nëse policia heq kapelen. E hoqi kapelen në vitin 1997 dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Më datën 17 Maj pati konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Kronika ka regjistruar 7 punonjës policie që kanë përfunduar në spital të plagosur. Me plagë të lehta, por të gjakosur. Nga kush, nga ata që duan të na rrënjosin antikulturën në këtë mënyrë. Dhe nuk kam të dhëna që pati të lënduar prej protestuevse. Pati të shoqëruar? Po pati. Nëse kemi vendosur të jetojmë së bashku, ajo që na bën bashkë, është ligji, është kushtetuta. Nëse e kemi thënë që kundërshtimi i punonjësit të policisë është vepër penale, goditja është vepër penale, atëherë duhet të jemi të gatshëm të pranojmë konsekuencat e këtij veprimi.

Kam dëgjuar shumë që kërkojnë numrat e identitetit  të atyre poloicëve, duan t’i identifikojnë personalisht. Punonjësit e policisë kanë qenë atje jo personalisht, por në mënyrë të strukturuar, nëse doni të kërkoni përgjegjësi penale e politike, kërkoni përgjegjësi për drejtuesit e tyre. Kush janë këta drejtues? Jam unë, është Drejtori i Policisë së Shtetit, është Drejtori i Policisë së Tiranës.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME