HomeSociale

Llogaraja e pakalueshme, rrëzohen shtylla të tensionit të lartë

llogara

Moti i keq ka paralizuar qarkullimin e mjeteve në rrugën e Llogarasë. Si pasojë e erës së fortë janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë si dhe disa pemë.

Ndërkohë, prefekti i Qarkut vjen me një apel për drejtuesit e mjetit, ku u kërkon që të evitojnë qarkullimin në këtë aks si dhe të kontaktojnë policinë për çdo problematikë të mundshme.

Në të dy krahët e Llogorasë ka prani të forcave policore, të cilat kanë bllokuar rrugën për drejtuesit e mjeteve.

“Për shkak të stuhisë me shi dhe erë të fortë në Vlorë, ju bëjmë me dije se aksi rrugorë në Llogora është i pakalueshëm. Shërbimet e Policisë Rrugore janë prezent dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Lutemi që drejtuesit e mjeteve ta shmangin këtë aks nga të dy krahët, derisa të qetësohet situata dhe të bëhet pastrimi i rrugës nga pemët e thyera.
#FaleminderitPërMirëkuptimin! #PoliciaRrugoreNëGatishmëri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, moti i keq dhe erërat e forta kanë bërë që autoriteti portual në Vlorë të pezullojnë lundrimin e mjeteve, trageteve dhe anijeve të peshkimit. Po ashtu probleme janë krijuar dhe në zonën e Zvërnecit si dhe në Pyllin e Sodës.


TË NGJASHME