HomePolitikë

Lobimi në SHBA, Arben Ristani paraqitet në prokurori si i pandehur

Ish-Sekretari i Partisë Demokratike Arben Ristani është paraqitur ditën e sotme në Prokurori. Ristani është thirrur nga organi i akuzës për t’u pyetur rreth çështjes së lobimit në SHBA.

Prokuroria ka thirrur si të pandehur edhe kreun e demokratëve, Lulzim Bashën, por ky i fundit ka refuzuar të shkojë, ndërsa ditën e djeshme organi i akuzës i la Bashës afat deri në 20 qershor për të paraqitur, përndryshe do e shoqërojnë forcërisht.

Lideri demokrat së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Ata akuzohen se kanë fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën elektorale të vitit 2017.


TË NGJASHME