HomePolitikë

Lobimi në SHBA, Basha sot në Prokurori pas thirrjes së dytë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Tiranës, për dosjen e lobimit në SHBA. Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë Basha refuzoi thirrjen e parë të prokurorisë pas ardhjes së letërporosive nga SHBA-ja, duke e konsideruar kërkesën e prokurorisë të panevojshme dhe të pambështetur në ligj.


Kreu i PD-së u thirr nga Prokuroria pas mbërritjes së letër-porosive nga SHBA-ja dhe Skocia, në lidhje me dyshimet mbi kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017.


TË NGJASHME