HomePolitikë

Lobimi, Prokuroria vendos shoqërimin e detyrueshëm të Bashës

Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kreut të PD-së Lulzim Basha pasi ai nuk ka shkruar në prokurori siç ishte thirrur pak ditë më parë për lobimin rus.

Oficerët e Policisë Gjyqësore do e shoqërojnë në mënyrë të detyrueshëm kreun e PD-së më 20 qershor në orarin zyrtar.

Ky vendim vjen pasi Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi e kanë konsideruar në shkelje të ligjit thirrjen e tyre në prokurori sot në orën 9.30. Në një letër drejtuar prokurorisë së Tiranës, Kryetari i PD shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur për t’u paraqitur në prokurori, POR kur ajo të zbatojë me përpikmeri ligjin.


TË NGJASHME