HomeSport

Lojtari i Realit e shqyen fanellën, kritikohet nga tifozët.

Real Madrid po kalon një nga stinoret më të dobëta në histori, pasi sot u mposhtën nga Real Sociedad me rezultatin 2-0 në “Santiago Bernabéu” në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Kjo ishte humbja e gjashtë për Real Madrid në këtë stinor të La Liga.

Ndërsa, Lucas Vázquez u përjashtua nga ndeshja në minutën e 61’, pasi kishte marrë kartonin e dytë të verdhë, dhe kjo e nervozoi atë.

Spanjolli duke dalë nga fusha e shqeu fanellën, derisa tentonte për ta zhveshur, dhe kjo u ka rënë në sy tifozëve të “los blancos”.

Shumë fansa kanë reaguar pastaj në rrjetet sociale, duke thënë se fanella është simbol i klubit, dhe se ajo duhet respektuar.


TË NGJASHME