HomeSport

Lojtari më i shtrenjtë në Superiore, Bardhi vlen 600 mijë euro

Fitimi i titullit kampion në Superiore, ka bërë që vlera e futbollistëve të Partizanit, të rritet ndjeshëm. Kjo ndodh edhe për faktin se minimalisht skuadra e kryeqytetit, do të zhvillojë minimalisht dy ndeshje në Champions League dhe dy të tjera në turin e dytë të Europa League nëse dështon të kalojë në Champions.

Jurgen Bardhi, është lojtari më i shtrenjtë i Superiores, bazuar në të dhënat e fundit të Superiores. Sipas të dhënave të “transfermarkt”, vlera e kartonit të Bardhit llogaritet të jetë rreth 600 mijë euro. Sezonin e kaluar, Bardhi është aktivizuar në 30 ndehsje duke shënuar 5 gola dhe duke asistuar 5 herë.

Mesfushori me tipare sulmuese i lindur më 6 nëntor 1991, i cili është edhe pjesë e Kombëtares U-21, ka zhvilluar 75% të ndeshjeve në formacionin titullar dhe ka luajtur 71% të minutave. Në total, ai ka marrë pjesë në 22% të golave për të kuqtë. Mes kampionatit dhe Kupës, ai regjistron 2460 minuta aktivizim me Partizanin.


TË NGJASHME