HomeLajmi i Fundit

Londër, goditet banda e 9 shqiptarëve të rinj

Në Londër një bandë shqiptare e drogës arriti të fitonte 4.2 milion paund nga “dërgesat” për banorë e lagjes së të pasurve Tunbridge Wells, të cilët i furnizonin me lëndë narkoike.

Nëntë djem, të moshës ndërmjet 19 dhe 24 vjeç, vepronin një qendër thirrjeje ’24 orë në 7 ditët e javës’, për të transportuar drogën nga kryeqyteti për në qytetin e Kent.

Banorët e Tunbridge-it mund të bëni lehtësi porosi me telefon duke përdorur “modelin e thjeshtë dhe të qëndrueshëm të biznesit” të grupit, u dëgjua në gjykatë.

Ata arritën të dorëzonin 1.500 porosi në një javë vetëm në korrik të vitit të kaluar, të cilat kushtonin më së paku 60 mijë paund.

Simon Taylor, duke i akuzuar, i tha gjykatës: “Organizatorët e rrjetit vepronin si ‘dërgues’ dhe ishin në gjendje të përdornin telefonin vetëm për marrjen dhe konfirmimin e porosive”, raporton The Sun.

Ai shtoi se marrëveshjet ishin gjithmonë për gjysmë gram kokainë, të cilat i kushtonin klientëve 40 paund secila, dhe gjithmonë ishin nga i njëjti qytet.

Policia kapi tregtarët duke u shtirur si klientë me qëllim për të blerë kokainë.

Dëshmia në telefonat e tyre celular pastaj i inkriminoi ata më tej.

Një anëtar i bandës ishte filmuar duke hedhur para të shumta për një këngëtare në një klub nate, ndërsa një tjetër u mburr për “Range Rover Sport”.

Kur u arrestuan, një nga burrat kishte një sasi të kokainës me një vlerë rruge prej  2,000£ dhe një tjetër kishte 8,000 paund me vete.

Të nëntë burra, nga Kenti dhe Londra, u shpallën fajtorë për furnizimin e kokainës dhe do të dënohen më pas këtë muaj.

Gazeta britanike bën të ditur edhe emrat e të akuzuarve: Rigels Hadashaj, 20-vjeç, Arlind Palushi, 19-vjeç, Fatos Metalia, 24-vjeç, Izmir Basha, 24-vjeç, Nelson Aliaj, 28-vjeç, Ervish Dervishi, 23-vjeç, Xhesil Vucaj, 21-vjeç, Alfred Gashi, 19-vjeç, dhe Marius Kuci, 24-vjeç.