HomeLajme

Londër, rifillojnë fluturimet në aeroportin Gatwick

Aeroporti Gatwick i Londrës njoftoi se do të rifillojnë fluturimet pas mbylljes 24-orëshe për shkak të fluturimit të dy dronëve mbi aeroport.

Dhjetëra mijëra pasagjerë, mbeten të bllokuar në aeroport në pamundësi për të vijuar udhëtimet.

“Pista e Gatwick është aktualisht në dispozicion dhe një numër i kufizuar i aeroplanëve janë planifikuar për nisje dhe mbërritje” u tha në deklaratën e aeroportit, të premtën në mëngjes.

Por deklarata u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të shkojnë në aeroport “pasi nisjet dhe ardhjet do të jenë subjekt i vonesave dhe anulimeve”.


TË NGJASHME