HomeLajmi i Fundit

Londër, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të kokainës

Në kryeqytetin britanik një bandë shqiptare e trafikut të kokainës, e përbërë nga 12 persona është shkatërruar.

Banda merrej me trafik droge, duke pasur një sistem të mirfilltë të shpërndarjes së saj, kontrollit dhe më pas shpërndarjes në tregjet e Londrës Qendrore. Policia ka hetuar bandën për 8 muaj, derisa në fund nxori përpara përgjegjësisë ligjore 12 prej tyre, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, që ka një vlerë prej 144 mijë paund , si dhe 20,000 funte para të gatshme. Agjentët zbuluan edhe dy telefona celularë, me anë të së cilëve dyshohet se bëhej komunikimi për trafikun e kokainës.

Detektivi Lee Johnson, i cili drejtoi operacionin për Policinë e Qytetit të Londrës, tha se më shumë me aktivitete të tilla merren t6ë rinjtë. Sipas tij, kjo është vepër e rëndë, pasi duke u marrë me drogë, më tej mund të shkohet edhe në vepra akoma më të rënda. Ai shtoi se goditja e bandës ishte e suksesshme dhe mesazh për të gjithë ata që duan të helmojnë qytetin britanik më të madh me lëndë narkotike.

Shqiptarët e arrestuar dhe dënuar janë:

Bledi Ponari 28 vjeç dënuar me 1 vit e 4 muaj

Fjoralb Fera 21 vjeç me 5 muaj

Halil Shehu 22 vjeç me 2 vjet e 8 muaj

Klevis Drazhi 20 vjeç me 11 muaj

Fabio Domi 21 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Mario Prendi 27 vjeç me 2 vjet e 4 muaj

Albi Hoxha 23 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Bledar Xhani 23 vjeç me 3 vjet

Dritan Jella 33 vjeç me 4 muaj

Klajdi Qyra 22 vjeç me 2 vjet e 1 muaj

Emirjan Demiraj 22 vjeç me 2 vjet e 10 muaj

Erdi Nezaj 25 vjeç i cili u deportua menjëherë në Shqipëri