HomePolitikë

Londra me “ofertë” për Brexit-it

Kryeministri britanik, Boris Johnson, thotë se qeveria po i ofron Bashkimit Evropian (BE) “propozime shumë konstruktive dhe të gjera” për të thyer bllokadën e procesit të daljes së Britanisë nga BE-ja, i njohur si Brexit.

Në një intervistë për BBC, ai konfirmoi se plani i Britanisë së Madhe do të përfshijë disa kontrolle doganore në ishullin e Irlandës, pas Brexit-it.

Por ato, sipas tij, do të ishin “absolutisht minimale” dhe “nuk do të përfshijnë infrastrukturë të re”.

Në anën tjetër, BE-ja thotë se “nuk ka marrë asnjë propozim nga Britania e Madhe”.

Britania e Madhe duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor.

Bashkimi Evropian nuk po pranon të rinegociojë marrëveshjen e dakorduar me ish-kryeministren, Theresa May. Mirëpo, ajo marrëveshje nuk po mbështetet nga ligjvënësit britanikë.

Kryeministri Johnson ka thënë se dalja e vendit nga BE-ja do të bëhet me ose pa një marrëveshje./REL


TË NGJASHME