HomeShowbiz

‘Loquita’ bën bashkë dy shqiptarët Eleni Foureira dhe Claydee

Dy këngëtarët me origjinë shqiptare, Claydee dhe Eleni Fouirera që jetojnë prej vitesh në Greqi, janë në kulmin e karrierës së tyre. Jo vetëm brenda kufinjve grekë, dyshja ka korrus sukses edhe ndërkombëtarisht.

Claydee u bë i famshëm me këngën “Mamasita buena”, e ndërsa Eleni kulmin e karrierës e arriti me pjesëmarrjen e saj në Eurovizion me këngën e saj “Fuego”.

Por dyshja me origjinë shqiptare kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellë për publikun këngën e tyre më të re të titulluar “Loquita”, që padyshim do të jetë hiti i kësaj vere.

Muzikën e ka bërë Claydee dhe Ted Economou ndërsa tekstin e kanë shkruar Claydee, Eleni, Emy Perez dhe Berto Lazaropoulos.


TË NGJASHME