HomeShowbiz

Loredana arrestohet në Zvicër, ish-menaxheri i Mozzik i ofendon keq

Në të gjitha mediat po flitet për arrestimin e këngëtares së njohur, Loredana Zefi, njëkohësisht partneres së Mozzik.

Mediat zvicerane kanë shkruar se këngëtarja e njohur ka kërcënuar së bashku me vëllanë e saj një çift zviceran rreth të 50-tave, duke u shkaktuar atyre një dëm financiar prej rreth 900,000 frangash.

U tha se çifti në fjalë i ka dhënë para vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje, ndërsa më vonë ka ndërhyrë Loredana. Kjo e fundit ka dalë zbuluar si pasojë e pranisë së fakteve të transaksioneve bankare dhe mbrëmjen e kaluar ka përfunduar në pranga.

Loredana ka bllokuar komentet në çdo postim të sajin në Instagram, ndërkohë të gjithë jemi në pritje të ndonjë reagimi të Mozzik lidhur me këtë çështje.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-menaxheri i reperit Mozzik, Met Elshani me të cilën dyshja nuk ka marrëdhënie aspak të mira.

Ai ka publikuar një postim në ‘Instastory’ ku thumbon keq çiftin e njohur duke i thënë të gjithëve se ai i kishte paralajmëruar për ata dy. “Jo thojsha nuk besojshit qe kta njerz marre jan Hor ta bejn ni komb”, ka shkruar ai në një postim.

mettt.jpg

TË NGJASHME