HomeShowbiz

Loredana i vë vulën, pas sherrit në distancë me Mozzik shfaqet e kapur përdore me një tjetër mashkull

Intervista e Loredana Zefit për Alaudin Hamitin, krijoi një fortunë në mediat rozë, pas kundërpërgjigjes së Mozzik, i cili e quajti gënjeshtare ish-in dhe mohoi arsyet që sipas saj, çuan në ndarjen e çiftit.

Reperja u shpreh se ndarja me Mozzik nuk ka qenë e planifikuar, madje tha se as vetë nuk di sesi shkuan gjërat deri aty. Loredana sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin, dhe pranoi se të dy ishin shumë të stresuar.

Por sipas Mozzik, kjo nuk ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre. Reperi la të kuptohet në një reagim në Instastory, se po të mos ishte për Loredanën dhe punën e saj, famën, muzikën, ata do të ishin ende bashkë.

Pas gjithë këtij debati, Loredana duket se e ka mbyllur këtë kapitull, pasi është shfaqur së fundi nën shoqërinë e një mashkulli.

Reperja shqiptare ka publikuar një foto të dy duarve, të sajën që shtrëngon një dorë mashkulli në Instastory.

Nuk e dimë ende se cili është personi në fjalë, pasi Loredana ende nuk e ka bërë publik emrin e tij.

Ajo vijon ta mbajë sekret identitetin e tij, por disa shenja në Instagramin e një producenti muzike, që njihet me emrin Macloud në Instagram, tregojnë se ndoshta është ai personi i cili fshihet pas videove të reperes.

Komenti i Loredanës “je shumë i bukur” dhe një zemër në postimin e tij, na bëjnë të kuptojmë se diçka po ndodh! Apo janë vetëm miq?!


TË NGJASHME