HomeShowbiz

Loredana ka përgjigjen për Mozzik pasi ai e quajti gënjeshtare

Ditën e djeshme Mozzik u shpreh i revoltuar pas intervistës së Loredana Zefit, e cila foli për arsyet e ndarjes së tyre.

Reperja u shpreh se ndarja me Mozzik nuk ka qenë e planifikuar, madje tha se as vetë nuk di sesi shkuan gjërat deri aty.

Loredana sqaroi se ndarja nuk u bë për marketing ashtu siç shumica e njerëzve dyshonin, dhe pranoi se të dy ishin shumë të stresuar:

Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur. Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë”, u shpreh Loredana.

Kam për ta respektuar më së shumti dhe çika ime i ngjan Mozzik, cikën e dua më shumë se çdo tjetër në botë, e kam prej tij”, vijon ajo.

Por sipas Mozzik, kjo nuk ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre. Reperi la të kuptohet në një reagim në Instastory, se po të mos ishte për Loredanën dhe punën e saj, famën, muzikën, ata do të ishin ende bashkë.


TË NGJASHME