HomeShowbiz

Loredana konfirmon lidhjen me reperin gjerman

Pas ndarjes nga Mozzik, mediat online aluduan për një romancë të mundshme të Loredanës me producentin Macloud, zhvillim aspak i vërtetë.

Pak ditë më parë u publikua në mediat sociale një video e një çifti që përkëdhelej në avion, dhe për të cilin thanë se është Loredana me reperin gjerman Zuna.

Të gjithë dyshonin se bjondja misterioze në prehrin e tij ishte Loredana dhe ja më në fund u konfirmua.

Së fundi repereja shqiptare ka publikuar një foto nga makina e reperit dhe postimi i njëjtë i saj me atë të Zunës na tregon se po, ka diçka mes tyre.


Zuna njihet si anëtar i grupit KMN Gang në vitin 2010 dhe ka dhe një bashkëpunim me reperin shqiptar Azet.

Sa i përket Loredanës, ai ka qenë gjithnjë mbështetës i projekteve të saj, të cilat i ka publikuar në Instagram.

Nuk e dimë ende se sa kohë ka që po lulëzon romanca e tyre, por shpresojmë që dyshja ta bëjë publike tashmë.


TË NGJASHME